Numri dy i PEK-ut tregon pse nuk i përcjellin sondazhet

Aktuale

Numri dy i PEK-ut tregon pse nuk i përcjellin sondazhet

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:12
Hysen Geci

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Hysen Geci ka thënë se në partinë e Milaim Zekës nuk përcillen sondazhet.

Ai tha se në Kosovë shumica e partive politike identifikohen me liderin, por në PEK ka edhe personalitete të tjera që kanë shumë ndikim dhe janë të njohur.

“Nuk jemi të interesuar t’i përcjellim sondazhet, arsyeja është se aty nuk kemi hi me i plotësu dëshirat e askujt, por të punojmë seriozisht. Kjo është vetëm një pjesë, ka të bëj me pjesë e cila është e demoralizume me pushtetin edhe punët në vend, është edhe puna e seriozitetit të lidershipit tonë me jashtë. Derisa na e kanë tërhjek vërejtjen se nuk po e luftojmë korrupsionin dhe ne nuk e kemi marrë seriozisht, kjo tregon se sa jemi në rregull me marrëdhëniet me jashtë”, tha Geci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat