Donika Kadaj e pranon sfidën e Ganimete Musliut për ta ndihmuar Astritin

Aktuale

Donika Kadaj e pranon sfidën e Ganimete Musliut për ta ndihmuar Astritin

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:26
Astrit Islami

Kandidatja e AAK’së për deputete, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se e pranon sfidën e kandidatës së PDK’së, Ganime Musliu, për ta ndihmuar Astrit Islamin, të cilit i duhet shërim jashtë vendit.

Mirëp Kadaj – Bujupi thotë se Astriti do të ndihmohej më shumë nëse ministri i Shëndetësusë nga radhët e PDK’së, Uran Ismaili do të bënte diçka në këtë sektor.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu i ka sfiduar koleget e saja politikane që ta ndihmojnë të riun kosovar, Astrit Islamin i ciili para disa muajve është diagnostikuar me leukemi akute.

Astriti është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe është duke u trajtuar në Turqi. Shërimi i tij kushton 110 mijë euro, shumë të cilën familja nuk e ka.

Ju mund të kontribuoni përmes llogarisë bankare në Raiffaisen Bank, por edhe të dërgoni sms në numrin e Valës, 55101.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat