Ish deputetja heq dorë nga politika, kërkon ta votoni bashkëshortin e saj

Aktuale

Ish deputetja heq dorë nga politika, kërkon ta votoni bashkëshortin e saj

Nga: H.O. Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:37
Ilustrim

Ish deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Sala Berisha Shala në një postim në Facebook bën më dije se më nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.

Ajo shkruan në Facebook se këtë vendim e mori personalisht, ndërsa bashkëshorti i saj, Ferat Shala do të jetë pjesë e kësaj gare.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj, që dikur ishte drejtor i Trepqës mund ta vazhdoj punën e saj që ajo e la në gjysëm.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Siç edhe keni pasur mundësi të informoheni, në procesin zgjedhor 2019 unë nuk jam pjesë e garës për deputete në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç kam qenë për pesë legjislaturat e kaluara.

Vendimi im për të mos u kandiduar erdhi pasi personalisht kam vlerësuar se PDK-ja si partia më e madhe, por edhe shoqëria kosovare në përgjithësi, duhet t’u ofrojnë më shumë mundësi dhe shanse njerëzve të rinj, përvojave dhe ekspertizave të reja profesionale dhe politike.

Tani, dëshiroj të theksoj se ka qenë dhe është nderi i jetës time të angazhohem në Partinë Demokratike të Kosovës, në këtë parti, me këta njerëz, me të cilët kam ndarë burgun, vuajtjet e dhimbjet, por edhe shpresen dhe fitoret.

Kjo parti me ka dhënë besimin për të qenë përfaqësuese e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, besim të cilin jam munduar t’a shperblej me angazhim dhe punë në sherbim të të gjithë qytetarëve. Në gjashtë palë zgjedhje ( një palë nivel lokal dhe pesë ne nivel qendror), qytetaret me kanë besuar fuqishem! Pesë mandate, unë jam zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës: ky është një NDERË dhe BESIM i jashtëzakonshëm dhe sot është dita për të falenderuar mijëra qytetarë që kanë votuar PDK-në dhe mua poashtu.

Të nderuar qytetarë,

Përmes këtij postimi së pari dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të pafund për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë legjislaturave të kaluara. Besimi juaj përmes votës çdo herë më ka vendosur në mesin e deputetëve më të votuar të Kuvendit, dhe, për më tepër, falë votës suaj unë kam qenë në mesin e grave më të votuara në Kosovë,kam qenë gruaja më e votuar e koalicionit PAN në zgjedhjet e fundit.

Gjatë punës sime si përfaqësuese e popullit gjithnjë e kam pasur mbështetjen e familjes sime: bashkëshortit dhe fëmijëve, pastaj të miqve e shokëve, sikurse edhe të mbështetësve të PDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Tani kur po i shkruaj këto radhë, mund të them se ndihem e lumtur për kontributin profesional që kam dhënë në shumë nisma ligjore brenda Kuvendit të Republikkës së Kosoves, duke qenë shpesh bartëse e iniciativave ligjore në sektorin e gjeoshkencave dhe atë minerar dhe jo vetëm, pa modesti, mund të them se legjislacioni në të cilin kam punuar i ka hapur rrugë zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Ndihem e lumtur, po ashtu, edhe për punën time në procesin e mundimshëm për barazi gjinore. Bazuar në propozimet, iniciativat dhe konsulencën time si deputete, roli i gruas në shoqërinë kosovare tani garantohet me ligje dhe dispozita të veçanta ligjore ashtu që sot Kosova njihet si shtet që ka përmbush standardet evropiane në përfaqësim gjinor.

Mund të them se ndihem e lumtur kur e shoh se në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, janë përfshirë emra meritorë kandidatësh, të cilët me ekspertizën e tyre profesionale, kam besim se do t’i vazhdojnë me zell punët e mbetura në gjysmë të legjislaturës, sidomos në sektorin e zhvillimit ekonomik.

Këtë besim e kam sidomos tek bashkëshorti im, Ferat Shala, i cili ka një qasje shumë më ngulmuese se unë, për t’i arritur objektivat dhe për t’i çuar deri në fund projektet e nisura.

Ferati, mes tjerash, do të mund t’u jepte zgjidhje pozitive shumë projekteve të mbetura në gjysmë në fushën e sektorit minerarë, të menaxhimit të resurseve gjeologjike të Kosovës, pasi ai ka një përvojë të gjatë si drejtor i gjigantit industrial “Trepça”, dhe është pjesë e kontrubuteve shkencore ndërkombëtare në fushën e minierave dhe mineraleve.

Besoj shumë se në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, përmes Feratit, do të dëgjohet zëri i minatorëve, zëri i “Trepçës”, i gjeologëve dhe i ambientalistëve të Kosovës, zë i ekspertëve të sigurisë rrugore, etj.

Përmes këtij postimi, po ashtu, dua t’i falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët kam punuar për vite me radhë në hartimin e legjislacionit, në grupe punuese dhe komisione parlamentare. Mund të them se gjatë punës sime si kryetare e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,zhvillim rajinal.., ka qenë kënaqësi të punohet me kolegët e të gjitha partive dhe komuniteteve. Edhe pse shpesh të penguar nga “politikat partiake” këta deputetë, duke qenë bashkëpunues me mua, bënë të mundur realizimin në tërësi të planit të punës së Komisionit.

Ndonëse jo brenda listës zgjedhore, unë vazhdoj të jem në shërbim dhe në mbështetje të PDK-së, vizionit dhe qëllimit të saj të madh për forcim të shtetit, në shërbim të forcimit të vlerave universale fuqizimin ekonomik të gruas, mbrojtje ambienti, fuqizim të rinisë së Kosoves, Dekadës së Re!

Ndërtojmë të Ardhmen për Ty dhe Shtetin!

E Juaja: Sala Berisha Shala

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat