Zyrtari i AAK-së reagon pas shkarkimit të Bolltonit: Haradinaj doli fitimtrar përkundër propagandës për ndarjes

Aktuale

Zyrtari i AAK-së reagon pas shkarkimit të Bolltonit: Haradinaj doli fitimtrar përkundër propagandës për ndarjes

Nga: V.R Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:44
Burim Ramadani

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, nëpërmjet një postimi, bën një ndërlidhje në mes të lajmit për shkarkimin e Xhon Bolton, Këshilltarit për Siguri në SHBA, me qëndrimin e Haradinajt për çështjen e kufijëve.

Ai, ka thënë se qëndrueshmëria e Ramus Haradinajt është dëshmuar e saktë, vizionare dhe me atdhedashuri.

Postimi plotë:

Ramush Haradinaj nuk u lëkund kur disa politikanë të Kosovës u orientuan në projekte territoriale. Ramush Haradinaj doli fitimtar përkundër propagandës që e bënë këta këndejpari.

Madje, a ju kujtohet kur thonin se edhe Bondstilli po largohet nga Kosova, sepse Ramushi s'po lëshon pe.

Njerëz,

Qëndrueshmëria e Ramus Haradinajt është dëshmuar e saktë, vizionare dhe me atdhedashuri.

Të tjerët politikanë mos të qajnë, por t'i kërkojnë falje popullit të Kosovës për lajthitjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat