Dushi: Të rinjtë e LDK-së dëshmuan edhe njëherë se janë forca shtytëse e zhvillimeve pozitive në vend

Aktuale

Dushi: Të rinjtë e LDK-së dëshmuan edhe njëherë se janë forca shtytëse e zhvillimeve pozitive në vend

Nga: N.H Më: 10 shtator 2019 Në ora: 21:08
Florian Dushi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshmuan edhe njëherë se janë forca shtytëse e zhvillimeve pozitive në vend.

Sipas Dushit, pjesëmarrja e tyre, ishte mesazh jo vetëm për ata që kanë marrë përgjegjësi për t’i përfaqësuar, por edhe për të rinjtë tjerë që së bashku mund t'i ndryshojnë zhvillimet në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshmuan edhe njëherë që janë forca shtytëse e zhvillimeve pozitive në vend përmes angazhimit të tyre dhe rolit në kuadër të strukturave tona.

Pjesëmarrja juaj sot është mesazh jo vetëm për ne që kemi marrë përgjegjësi të ju përfaqësojmë por edhe për të rinjtë tjerë që bashkë mund t'i ndryshojmë zhvillimet në Kosovë, t’a bëjmë Kosovën të jetueshme dhe ta mbushim me shpresë për të gjithë juve dhe ata që kanë menduar tashmë të largohen nga ky vend.

#VjosaOsmaniKryeministre
#FlorianDushi19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat