Albin Kurti me delegacion të VV’së në Berlin takohet me zyrtarë gjerman

Aktuale

Albin Kurti me delegacion të VV’së në Berlin takohet me zyrtarë gjerman

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 21:49
Albin Kurti në Berlin takohet me zyrtarë gjerman

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Glauk Konjufcën dhe Mevlyde Hysenin kanë mbajtur gjatë ditës së sotme takime në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Delegacioni i VV’së ka mbajtur takime me deputetët e SPD’së, Josip Juratovic dhe Stefan Schëartze, si dhe deputetin e partisë CDU Peter Weis. Pastaj kanë mbajtur takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, saktësisht me drejtoreshën për Europën Juglindore, Sussane Schutz.

“Në këto katër takime të ndara diskutuam rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit, për idetë e VETËVENDOSJE!-s për daljen nga kriza socio-ekonomike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, për dialogun e ardhshëm me Serbinë etj”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë Kurti ka paralajmëruar se vizitën në Berlin e vazhdojnë edhe nesër në takimin me konferëncën në Aspen Institute në ora 17:00, dhe në tubimin me mërgimtarë në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat