AAK-PSD thonë se sipas një sondazhi ndërkombëtar janë të parët

Aktuale

AAK-PSD thonë se sipas një sondazhi ndërkombëtar janë të parët

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:29
Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se bashkë me Partinë Socialdemokrate sipas një sondazhi ndërkombëtar, por pa e treguar se kush, kanë dalë të parët.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton mbështetësit, anëtarët dhe opinionin se, sipas sondazhit të fundit, të realizuar nga një kompani kredibile ndërkombëtare, koalicioni AAK-PSD tashmë renditet i pari, me 24.3% mbështetje nga qytetarët. AAK është përpara subjektit të dytë me një diferencë prej 1.2%”.

AAK ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi, që sipas tyre në numër gjithnjë e më të madh po i besojnë vizionit të AAK-PSD për Kosovën 100% shtet.

“Koalicioni AAK-PSD, me kandidatin për Kryeministër Ramush Haradinajn, po shkon 100% drejt fitores”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat