E bukur: Ish-ambasadori O’Connell gjysmën e bluzës me Kosovën, gjysmën me Anglinë

Aktuale

E bukur: Ish-ambasadori O’Connell gjysmën e bluzës me Kosovën, gjysmën me Anglinë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 01:01
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është parë sonte me nje fanelë të veçantë.

Ai kishte veshur një bluzë që kishte në gjysmën e saj fanelën e Kosovës, ndërsa gjysmën tjetër fanelën e Anglisë. Ruairi përpos që është një dhëndër i vendit tonë, pasi që gruan e ka nga Kosova, po ashtu ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës, gjë të cilën e ka thënë disa herë nëpër intervista.

Ai ka përcjellur ndeshjen e sontme mes Anglisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 5-3 për Anglinë. Ndeshja ishte spektakolare dhe kishte shumë gola e raste.

Mandati i Ruairit tanimë ka përfunduar dhe ai është zëvendësuar në rolin e tij si ambasador. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat