Ambasada amerikane me fjalë të mëdha për Kosovën pas performancës së “fortë” ndaj Anglisë

Aktuale

Ambasada amerikane me fjalë të mëdha për Kosovën pas performancës së “fortë” ndaj Anglisë

Nga: A.ZH Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:46
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka dhuruar ndeshje të mrekullueshme me Anglinë, me gjithë humbjen me rezultat 5:3.

Për këtë spektakël të dhuruar nga “Dardanët”, ka komentuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Ambasadka ka uruar Kombëtaren për performancën e “fortë” ndaj Anglisë, duke thënë se Kosova po e tregon veten të gatshme si në sport dhe në shumë fusha të tjera.

“Urime për Kombëtaren e Kosovës për performancën e saj të fortë kundër Anglisë. Në sport, si në shumë fusha, Kosova po e tregon veten të gatshme për liga të mëdha. Mezi presim rikthimin në shtëpi”, thuhet në postimin e Ambasadaës Amerikane në Prishtinë./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat