“Vetëm emri i grave lidhet me familjen, thua se të gjithë burrat janë pa familje”

Aktuale

“Vetëm emri i grave lidhet me familjen, thua se të gjithë burrat janë pa familje”

Nga: A.M. Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:03
Tinka Kurti

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Tinka Kurti, ka treguar adresimet serioze të cilat duhet t’i ketë qeveria e re e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “profesionet të cilat tradicionalisht punohen nga gratë paguhen më pak pavarësisht kohës së njëjtë të shkollimit me profesionet e tjera që paguhen më shumë”.

Postimi i plotë:

Vetëm emri i grave lidhet me familjen. Thua se të gjithë burrat janë pa familje. Ata i përkasin politikës, shoqërisë, institucioneve. Si gra shumë gjatë e kemi toleru këtë. Titujt 'gruaja në politikë' shoqërohen më njëfarë çudie e krenarie. Sikur ky të ishte qëllimi final. Vetëm që disa gra të arrijnë afër majave të politikës. E çka pastaj? Çka me gjendjen e përgjithshme të shumicës së grave? Çka me papunësinë? Vetëm çdo e teta grua punon. Vetëm çdo e teta.

 

Profesionet të cilat tradicionalisht punohen nga gratë paguhen më pak pavarësisht kohës së njëjtë të shkollimit me profesionet e tjera që paguhen më shumë. Paga e pabarabartë e betonon pabarazinë shoqërore.

 

Çka me sulmet në rrugë e dhunën në shtëpi, diskriminimin në punë?

 

Çka me seksualizimin e punës, komenteve të tepruara e në rastet më të rënda edhe kushtëzime seksuale.

 

Çka me të drejtat riprodhuese të grave? Çka me të gjitha fushat, rrafsh të gjitha fushat që gratë përjashtohen e diskriminohen?

 

Këto duhet të jenë adresime serioze të qeverisë së re. Duke qenë pjesë e listës që i ka gjasat më të mëdha për fitore, e di sigurt që këto do të jenë ndër punët kryesore të institucioneve të Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat