Pacolli: Kosova mirëpret angazhimin e Francës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Pacolli: Kosova mirëpret angazhimin e Francës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:19
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit tonë, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.

Pacolli ka thënë se përkushtimi i Francës do të vazhdojë edhe më tutje dhe se këtë ia ka konfirmuar ambasadorja e re e shtetit francez, Marie Christine Butel.

“Ky përkushtim do të vazhdojë edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Postimi në Facebook:

Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore. Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat