Pacolli flet për tërheqjen e njohjes nga Çekia, zbulon grackën e Beogradit

Aktuale

Pacolli flet për tërheqjen e njohjes nga Çekia, zbulon grackën e Beogradit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:14
Behgjet Pacolli, Tomas Petricek

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomas Petricek, ku ka konfirmuar se ky shtet nuk do të tërheq njohën ndaj Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, është shprehur se marrëdhëniet me Çekin janë të forta sikurse “guri” dhe ka kërkuar që të mos bien në grackën e  Beogradit për të përhapur lajme të rreme.

Postimi i plotë: Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat