Avdullah Hoti i reagon Kadri Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer

Aktuale

Avdullah Hoti i reagon Kadri Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:18
Avdullah Hoti

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovëës për kryeministër, Avdullah Hoti, i ka reaguar Kadri Veselit i cili më herët kishte thënë se do të pastronte listat e veteranëve nga emrat e rremë.

“Do të përfundojë atë që unë kam nisur, do të pastroj listat e veteranëve të UÇK’së”, kishte thënë Veseli.

Mirëpo reagimi i ish-shefit të grupit parlamentar të LDK’së ka qenë i shpejtë.

“Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria. Mjafton që prokurorët të mos kërcënohen”, ka thënë Hoti.

Në listat e veteranëve janë mbi 60 mijë persona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat