Krasniqi: PDK-ja është boshti i krijimit të korrupsionit - Bota Sot
Krasniqi: PDK-ja është boshti i krijimit të korrupsionit

Aktuale

Krasniqi: PDK-ja është boshti i krijimit të korrupsionit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:24
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi, kandidat i PSD-së për deputet nga koalicioni PSD-AAK, ka thënë se është “gjoja nismë lufta për korrupsionin”, sepse po bëhet vetëm në kohë fushate.

Ka akuzuar PDK-në si partinë kryesore që ka ngjallë korrupsionin në Kosovë. E ka quajtur gjithashtu “bosht të krijimit të korrupsionit”.

“Janë edhe partitë tjera, por PDK-ja ishte boshti i krijimit të korrupsionit. PDK-ja e krijoi korrupsionin”, tha ai.

Krasniqi, tha se PDK-ja është kallëzuar më e fuqishme se partitë tjera, sidomos karshi LDK-së, dhe ka instaluar korrupsionin nëpër institucione.

“Sot mundemi me fol tërë ditën se si PDK-ja është boshti i korrupsionit, por PDK-ja tash është e kaluar, mbetet në opozitë. Ky bosht i krijimit të korrupsionit do të rrëzohet”, tha ai.

Krasniqi tha se “i vetmi subjekt që mund të bëjë projekte të mëdha për Kosovën është AAK-PSD”.

“Ky bashkëpunim kur ka pasë bashkërendim ka arritë të bëjë projekte të mëdha, si rritja e pagave”, tha ai.

Krasniqi, e ka lavdëruar Ramush Haradinajn e AAK-së.

“Me guximin e tij ndaloi ndarjen e Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë dashur ta krijojnë Ushtrinë e Kosovës, por ndaluan prej presioneve, dhe sipas tij, vetëm guximi i Haradinajt bëri që Kosova ta krijojë Ushtrinë.

Ka thënë se Vetëvendosja ka dështuar në shumë aspekte, përfshirë për korrupsionin.

“Kur e mori Vetëvendosja Prizrenin, asnjë dosje s’ndodhi, asnjë njeri nuk shkoi në burg për korrupsion. Filluan keqpërdorimet, punësimet partiake”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...