Të rinjtë në të njëzetat ia mësyjnë Kuvendit

Aktuale

Të rinjtë në të njëzetat ia mësyjnë Kuvendit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:56
Yllza Hoti

Partitë politike kanë inkuadruar njerëz të rijnë në garën për deputetë, këta të fundit optimist për fitore

Numri pesë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është i rezervuar për të.

Yllza Hoti, pasi u bë pjesë e partisë së Albin Kurtit, u fut në listën e kandidatëve për deputetë, ani pse shumë e re në moshë.

Njëzet e katër vjeçarja e cila sapo ka filluar angazhimin e saj në politikë thotë se do i ndihmojë të rinjtë me inkuadrimin në politikë.

E me synimin që të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës garës i ka hyrë edhe Driton Bardheci.

Njëzet e dy vjeçari nga Klina thotë se e ka marrë besimin e partisë ku udhëhiqet nga Ramush Haradinaj për të garuar në këto zgjedhje nacionale.

Numri njëzet e katër në listën e koalicionit AAK-PSD është në përfundime të studimeve në Fakultetin Teknik, ndërsa thotë se familja e tij ka qenë e angazhuar me vite në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

E një i ri tjetër që posa ka diplomuar fakultetin e mjekësisë e që ka vendosur të sprovojë vetën në garën për deputetë është Donjet Bislimi i PDK’së.

E kontributin që thotë se do ta japë e krahason edhe me profesionin që ka.

Në listat për deputetë të partive politike për këto zgjedhje nacionale ka edhe tjerë të rijnë që duan të fitojnë mandatin e deputetit për legjislaturën e shtatë me radhë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat