Haki Abazi ia kthen Molliqajt: Populli e njeh babanë tim e tëndin, ai e jep verdiktin

Aktuale

Haki Abazi ia kthen Molliqajt: Populli e njeh babanë tim e tëndin, ai e jep verdiktin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:19
Abazi, Molliqaj

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Haki Abazi, i është përgjigjur akuzave që kandidati i kolaicionit PSD – AAK.

Molliqaj e akuzoi Abazin se është ‘servil dhe profiter’, duke ia përmendur edhe familjen.

Përfaqësuesi i VV’së thotë se Molliqaj ka synim vetëm ta sulmojë partinë e tij dhe se kjo i ka kaluar deri në urrejtje.  

“Ky njeri për ato akuza duhet me u përgjigjë. Po më duhet me ia rikujtu Dardanit që populli në fund e jep verdiktin. Ata e njohin edhe babin tim edhe tëndin. Krejt çka është i interesuar Dardani është ta sulmojë Vetëvendosjen. Kjo është një mendësi e ulët që shkon deri në urrejtje”, ka thënë Abazi në Pressing.

Tutje ai ka kritikuar edhe PDK’në dhe sloganin e saj për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

VV është i vetmi subjekt që hynë me duar të pastra në këto zgjedhje. Është qesharake me e dëgju dikë nga PDK’ja që thotë kemi me luftu krimin dhe korrupsionin”, është shprehur Abazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat