Frashër Krasniqi i thotë Ahmetit “hajn me letra”, ky “legen i Dautit” - Bota Sot
Frashër Krasniqi i thotë Ahmetit “hajn me letra”, ky “legen i Dautit”

Aktuale

Frashër Krasniqi i thotë Ahmetit “hajn me letra”, ky “legen i Dautit”

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:41
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi i PSD-së është përplasur me Valdrin Ahmetin e Vetëvenodjes, në Rubikon të KTV-së.

Krasniqi ia ka përmendur Ahmetit përjashtimin nga Vetëvendosje, siç tha ai për keqpërdorim me fonde.

“Nuk po e kuptoj se si Lëvizja Vetëvendosje ka sjell këtu në debat për të folur për korrupsionin një njeri të cilin e ka përjashtuar pikërisht për keqpërdorim të fondeve të partisë. Një person i cili ka ngel në shkollë të mesme, e nuk e ka as Fakultetin e kryer”, ka thënë Krasniqi.

“A më tregon ku ke qenë sa herë që ne aktivistët e VV-së kemi qenë në burg ose kemi hangër dajak prej policisë. Ka qenë tu bo pare me bizneset e tij, për ta blerë veturën e tij 12 mijë euro. Tri herë është dalë nga Lëvizja sa herë që i është ofruar një rrogë më e madhe”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë gjithashtu se Liburn Aliu e ka goditur me shuplakë Ahmetin.

Ahmeti ka thënë se e ka sqaruar këtë çështjen e letrës së keqpërdorimeve, duke thënë se “nuk mund ta shantazhojnë me atë letër”.

“Frashër Kransiqi është mirë me na tregu se si e ka shantazhu Dardan Molliqaj për me u bo kundër Albinit”, ka thënë Ahmeti.

“Legen i Dautit je bo. Boll më. Ky ka ardh me ja la duart me krim e haraç AAK-së. Ti je legen që përfaqëson homologimin e Pal Lekajt dhe 53 milionshin për Bechtel Enkas”, i ka thënë Ahmeti – Krasniqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...