Debat i ashpër: Tahiri i quan dezertorë, Kelmendi nga AAK: Jeni të mykur në tërësi dhe të korruptuar

Aktuale

Debat i ashpër: Tahiri i quan dezertorë, Kelmendi nga AAK: Jeni të mykur në tërësi dhe të korruptuar

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:29
Pamje nga emisioni

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka përplasur Muhamet Kelmendin nga AAK-ja dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin.

Kelmendi akuzoi PDK-në për një sistem, sipas tij, të korruptuar dhe për pasurim të zyrtarëve të kësaj partie. Ai madje e ka quajtur edhe “të sëmurë” Tahirin.

“Nga koka deri në fund jeni të mykur në tërësi, jeni të gjithë të korruptuar ju. Nuk ka nevojë të futemi thellë për ta kuptuar. E shohim se ku jetoni ju. E shohim ku jeton presidenti apo ai tjetri, i shohim veturat”.

“Ti s’po mundeshe me u ndalë. Me të vërtetë po më çudit sikur me qenë i sëmurë”.

Ndërkaq, Tahiri i është kundërpërgjigjur duke thënë se kanë afera të jashtëzakonshme.

“Ju e keni lëshuar vendin, keni dezertuar, s’mundeni të riktheheni. Aferat i keni jashtëzakonisht të mëdhaja, njëri prej tyre ishte edhe Telekomi. Bordi i Qeverisë dhe i Telekomit ka qenë i propozuar pikërisht nga zyra e kryeministrit. Përgjegjësia penale është individuale. Dëmi është bërë jashtëzakonisht i madh dhe në anën tjetër të gjithë ata zyrtarë që i kanë bërë ato punësime dhe që i kanë ndarë të gjithë ato fonde milionëshe do të japin llogari”.

“Mos ke merak se të gjitha këto do t’i adresojmë. Në shëndetësi për herë të parë kemi kursyer dhjetëra miliona euro. Pikërisht ministri i Partisë Demokratike. Unë e kuptoj sikletin tuaj sepse prokurori ka masa dhe instrumente shtesë në konfiskimin e pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat