Vjosa Osmani jep preferencat për koalicione - Bota Sot
Vjosa Osmani jep preferencat për koalicione

Aktuale

Vjosa Osmani jep preferencat për koalicione

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 00:06
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka folur edh për koalicionet e mundshme pas zgjedhore që mund të bëj LDK-ja.

Osmani ka thënë se partneriteti pas zgjedhor me Vetëvendosjen mund të dështojë vetëm nëse këta të fundit sjellin një situatë të tillë sepse LDK ka vendosur “pro” këtij koalicioni në Këshillin e Përgjithshëm.

“Nëse Vetëvendosje nuk dëshiron partneritetin me ne do të shikojmë ndonjë opsion tjetër, por në asnjë mënyrë ky partneritet nuk do të jetë me PDK-në”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja ka thënë se pret që Vetëvendosje të ketë besim te ajo, ndërsa ka lanë të hapur mundësinë për bashkëpunim me koalicionet AAK-PSD dhe NISMA-AKR-PD.

Osmani ka bërë edhe parashikimet e saja për përqindjet që mund të merr secila parti në këto zgjedhje.

Ajo parashikon që LDK mund të shkojë në kuotën e 35% të votave të fituara, Vetëvendosje 20%, AAK-PSD sipas saj do të marrin 14% të votave, PDK 10% ndërsa sipas saj koalicioni NISMA-AKR-PSD do të marrin 7%.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...