A ishte kjo arsyeja e rrahjes mes Abazit dhe Molliqajt?

Aktuale

A ishte kjo arsyeja e rrahjes mes Abazit dhe Molliqajt?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 00:36
Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

Një debat tepër i ashpër është zhvilluar në televizionin 7 mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit. Ky konflikt thuhet se përfundoi në rrahje mes të dyve, pas së cilës ka pasur shumë reagime publike. 

Gjatë debatit, Molliqaj ka akuzuar për shumë gjëra kandidatin për deputet nga radhët e Vetëvendosjes që mban numrin 8.

Molliqaj në një pikë të emisionit i tha Abazit se “ai sheh ëndrra me mua” pas së cilës Abazi tha se “ty as gruaja jote nuk të sheh në ëndrra. Ke pasiguri e frustrime.”

Kandidati për deputet i PSD-së e ka mohuar se ka pasur rrahje me Abazin, edhe pse Vetëvendosje tashmë e ka dënuar ashpër rastin.

Sidoqoftë, sharjet e tyre vazhduan edhe për çështje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat