Si arrihet stabiliteti politik, tregon Armend Muja

Aktuale

Si arrihet stabiliteti politik, tregon Armend Muja

Nga: V.R Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:54
Armend Muja

Njohësi i çështjeve politikave vendore e ndërkombëtare, Armend Muja, në një prononcim me “Bota sot”, ka deklaruar se në bazë të dinamikës së viteve të mëparshme, Kosova nuk mund të arrijë stabilitet politik pa përfshirjen e tri blloqeve të mëdha.

 “Është evidente në bazë të dinamikës së viteve të kaluara që Kosova nuk mund të arrijë në stabilitet politik pa përfshirjen e tri blloqeve të mëdha. Tri blloqe të mëdha qeverisëse me 2/3 do të ishin të nevojshme për ratifikim të marrëveshjes me Serinë, uljen e peshës së Listës Serbe dhe vazhdimin e reformave të brendshme”, tha ai.

Më tej, Muja, deklaroi se stabiliteti politik në Kosovë arrihet përmes përfshirjes së grupeve pacifiste dhe grupeve të dalura nga UÇK-ja.

“Stabilitet politik në Kosovë arrihet përmes përfshirjes në bllok të tri gjeneratave politike në KS-pacifiste dhe luftës. Në të kundërtën është e vështirë për të naviguar sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës. Dikush nga partitë e PAN-it duhet të jetë dhe do të jetë në koalicionin e ardhshëm qeverisës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat