Vjosa Osmani tregon se cilin shtet do ta vizitojë pasi të zgjidhet kryeministre

Aktuale

Vjosa Osmani tregon se cilin shtet do ta vizitojë pasi të zgjidhet kryeministre

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 12:18
Foto nga intervista

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani tha sot se në rast se arrin të vihet në krye të ekzekutivit, vendin e parë që do ta vizitonte është SHBA-ja.

Gjatë debatit të radhës "Talk the Talk" të Kolegjit Riinvest, ajo tha se po aq e rëndësishme për të është vizita në Gjermani.

"Synimi im është që vizita ime e parë të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk e bënë më pak të rëndësishëm asnjë shtet tjetër, po aq e rëndësishme është edhe Gjermania", tha ajo.

Osmani foli edhe për dialogun me Serbinë, me ç'rast u shpreh se duhet të ketë përfshirje të të gjithë akterëve në këtë proces.

"Ajo që do ta mbajë afër është opozita. Dialogu do të udhëhiqet nga kryeministrja me qeverinë e saj, por e kemi lënë derën hapur për të gjithë. Unë nuk dua të shkoj të nënshkruaj një marrëveshje në Bruksel, e kur të kthehem të vendosë Kuvendin para një akti të kryer. Të gjitha partitë kanë njerëzit dhe ekspertët e tyre, të cilët mund të japin kontributin në procesin e dialogut. Pra, pres një bashkëpunim shumë të madh", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat