Pacolli: Kryeministër i Kosovës, do të jetë Fatmir Limaj

Aktuale

Pacolli: Kryeministër i Kosovës, do të jetë Fatmir Limaj

Nga: V.R Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:16
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, nëpërmjet një deklarate ka thënë se gjatë së enjtes do të mbahet Konventa e Koalicionit NISMA, AKR dhe PD ku do të fillojnë rrugëtimin e fitores, shkruan “Bota sot”.

Pacolli ka thënëse do të punojë për një zhvillim të fuqishëm ekonomik. 

Postimi plotë:

Sot mbajmë Konventën e Koalicionit NISMA, AKR dhe PD, ku do të fillojmë rrugëtimin e fitores dhe promovimin në të gjithë Kosovën programin e qeverisjes sonë për 4 vitet e ardhshme pas 6 tetorit.

Ne do të punojmë për një zhvillim të fuqishëm ekonomik, një rindërtim të partneritetit tonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Koalicioni ynë është shtylla kryesore e qeverisjes nga 6 tetori dhe sot deri në ditën e zgjedhjeve do të tregojmë se jemi koalicioni i shpresës dhe ndryshimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat