EIB siguron mjetet për ndërtimin e rrugës nga Nishi në Merdar

Aktuale

EIB siguron mjetet për ndërtimin e rrugës nga Nishi në Merdar

Nga: F. B. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:01
Ilustrim

Është nënshkruar marrëveshja financiare për ndërtimin e autostradës ndërmjet Nishit dhe Merdarit në vlerën 100 milionë euro ndërmjet ministres së trafikut dhe infrastrukturës Zorana Mihajloviç dhe drejtorit të sektorit për Itali, Maltë, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor të Bankës Investive Evropiane (EIB) Migel Morgado, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në Qeverinë e Serbisë sot është edhe marrëveshja për një grand investues në vlerën 40,6 milionë euroi, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit përveç Mihajloviç dhe Morgado morën pjesë edhe ministrja e integrimeve Jadranka Joksimoviç dhe ndihmës drejtori “Korridorit të Serbisë” Dushan Puriç.

Sipas ministres Mihajloviç ka njoftuar se pjesa e parë e autostradës nga Nishi në Plçnik do nis në tremujorin e tretë të vitit që vjen.

"Kemi punuar gjatë në këtë projekt, sot nënshkruam dy marrëveshje me rëndësi për fillimin e kësaj pjesë të autostradës ", ka thënë Mihajloviç.

Sipas asaj autostrada Nish-Merdar nuk është e rëndësishme vetëm për zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen por edhe me interesin e Serbisë për zgjidhje kompromisi. Kjo rrugë i ndihmon Serbisë që më lehtë të ketë dalje në det, ndërsa kjo autostradë është një nga 6 autostradat që do ndërtohen në Serbi në vitin 2020.

Përfaqësuesi i EIB Morgado ka deklaruar se ndihmë kyçe në realizimin e këtij projekti ka dhënë Komisioni Evropian në synimin për ndërlidhjen mes regjioneve dhe pjesë e mbështetjes së BE për avancimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe transportin ujor.

Komisarja për transport e Komisionit Evropian Violeta Bulc ka thënë se ndërtimi i autostradës Nish-Merdar është me rëndësi jo vetëm për ndërlidhjen e regjioneve por edhe do të thotë paqe dhe shpresë.

"Përveç kësaj autostrade që ka emërtimin ‘Autostrada e paqes’, planifikohet që kjo pjesë të ndërlidhet edhe me transportin ujor e hekurudhor”, tha Bulc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat