Kelmendi: Serbia përdor fshirjen nga listat zgjedhore të shqiptarëve, në Kosovën Lindore, si spastrim etnik

Aktuale

Kelmendi: Serbia përdor fshirjen nga listat zgjedhore të shqiptarëve, në Kosovën Lindore, si spastrim etnik

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:29
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se Serbia po i fshinë shqiptarët e Kosovës Lindore nga listat zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia po tenton të bëjë spastrim etnik në pjesën e banuar me shqiptarë.

Ai thotë se me këtë, Serbia dëshiron t’i arrijë qëllimet politike.

Ky është postimi i tij në Facebook:

A po e përdorë Serbia fushatën zgjedhore për shmangje të vëmendjes nga Lugina e Preshevës

Serbia po përdorë fshierjen nga listat zgjedhore të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës si spastrim etnik nga njëra anë dhe si tendencë për paraqitje të numrit të zvogëluar të qytetarëve në atë territor..Kjo po ndodhë në një kohë kur priten edhe negociatat Kosovë-Serbinë.
Me këtë veprim Serbia po tenton edhe që të përshpejtojë negociatat si presion për ngjarjet e spastrimit etnik, me kushtet që po që se nuk gjendet në tryezë shkëmbimi i territoriteve, atëherë spastrimi etnik ka arritur qëllimin e vet në terren. Me këtë projekt, Serbia po dëshiron të arrijë qellimet politike, andaj është mirë që Kosova të veproi paralel edhe me ankesat pranë Bashkësisë Ndërkombëtare që të veprojnë në parandalimin e spastrimit etnik. Këtu ndoshta edhe qëndrimi i Presidentit të Çekisë për të tërhequr njohjen është një prej politikave të dëmshme për Kosovën.

Lideret politik dhe institucional duhet të veprojnë në vazhdimësi me kujdes të madh për ndodhitë ndërkombëtare dhe krahas kësaj të mirren edhe me zgjedhjet e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat