Policia konfirmon se ka nisur hetimet për “rrahjen” ndërrmjet Molliqajt dhe Abazit

Aktuale

Policia konfirmon se ka nisur hetimet për “rrahjen” ndërrmjet Molliqajt dhe Abazit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:15
Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

Dje gjatë debatit në emisionin “Pressing”, deputetet filluan të bisedojnë me një gjuhë vulgare, duke e akuzuar dhe fyer njëri tjetrin, situata shkoj deri në atë pikë sa edhe janë përleshur në mes vete.

Por për këtë përleshje fizike zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për këtë rast, dhe janë duke u përpjekur për sqarimin e rrethanave.

“Pas intervistimit të personave të përfshirë në rast, njësiti i hetimeve të Përgjithshme në koordinim me prokurorinë përkatëse kanë filluar një hetim dhe janë duke punuar për sqarim të gjitha rrethanave që lidhen me rastin i cili me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat