Molliqaj thumbon Vetëvendosjen: Asnjë debat nuk e fituan, nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim

Aktuale

Molliqaj thumbon Vetëvendosjen: Asnjë debat nuk e fituan, nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:15
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook, duke thënë se mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale, i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto "prurjet" e reja - që janë mashtrues të vjetër.

Postimi në Facebook:

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.

Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto "prurjet" e reja - që janë mashtrues të vjetër - po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim.

Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Kujtojmë se, mes tij dhe Haki Abazit ndodhi një përleshje pas një debate televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat