Milazim Krasniqi ka një mesazh për aktivistët politikë për gjuhën e përdorur në debate - Bota Sot
Milazim Krasniqi ka një mesazh për aktivistët politikë për gjuhën e përdorur në debate

Aktuale

Milazim Krasniqi ka një mesazh për aktivistët politikë për gjuhën e përdorur në debate

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:27
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi përmes një statusi ka bërë thirrje që gjatë debateve në medie, të mos përmendin kurrë dhe në asnjë kontekst gratë e kundërshtarëve politikë.

“Nderimi ndaj grave është kod etik shqiptar, është obligim fetar dhe është normë e demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Statusi

Të nderuar aktivistë politikë! Gjatë debateve në medie, mos përmendi kurrë dhe në asnjë kontekst gratë e kundërshtarëve politikë! Nderimi ndaj grave është kod etik shqiptar, është obligim fetar dhe është normë e demokracisë dhe lirisë. Fjala vjen, shqiptarët e kanë pasë përjashtuar gruan edhe nga gjakmarrja. Kanë hequr edhe pritën, nëse ai që i është zënë prita, ka qenë i shoqëruar nga ndonjë grua. Fatkeqësisht disa prej jush, tashmë e keni ndotur shumë komunikimin politik e mediatik, duke shkelur kodin etik, obligimin fetar dhe standardin e demokracisë e lirisë. Ndaj, aman, ndaluni! E pakta, familjen mos e përfshini në atë ndotje! Në krizën kronike që po kalojmë si shoqëri, më së shumti për fajin tuaj, i vetmi istikam i identitetit tonë, na ka mbetur familja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...