Lajçak: "BE nuk e ka luksin të pret 5 vite për zgjerim, Ballkani është pjesë e zgjidhjes evropiane

Aktuale

Lajçak: "BE nuk e ka luksin të pret 5 vite për zgjerim, Ballkani është pjesë e zgjidhjes evropiane

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Ministri i jashtëm sllovak Lajçak konsideron se “BE nuk e ka luksin të pres pesë vjet për zgjerim të anëtarësisë me vendet e Ballkanit perëndimor”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Këtë qëndrim Lajçak e shprehu në ceremoninë solemne të dorëzimit të titullit doktor shkence në Universitetin e Mostarit, ku ka shërbyer si përfaqësuesi i lartë në BiH, ndërkohë që ka shtuar se vlerëson shumë mirënjohjen sepse Universiteti i Mostarit është i njohur në botë.

Ai para gazetarëve theksoi se mendon se BE duhet të jetë aktive dhe e pranishme në këtë hapësirë.

"Nuk është sekret se zgjerimi nuk është popullor,sepse po mendohet se së pari BE duhet të konsolidohet nga brenda, të përfundoj Brexit, zgjidh çështjen e Turqisë dhe vetëm pastaj të filloj zgjerimin”, tha Lajçak që si tha është gabim.

“ Të gjithë këto procese duhet të shkojnë paralel, sepse nuk kemi luksin që të presim 5 vjet për zgjerim. Andaj duhet të angazhohemi sepse Ballkani është pjesë e zgjidhjes evropiane, nuk është shërbim që i bënë BE kësaj hapësire", tha shefi i diplomacisë sllovake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat