Salihu flet për përplasjen Molliqaj-Abazi

Aktuale

Salihu flet për përplasjen Molliqaj-Abazi

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:29
Ish deputeti i PSD’së, Salih Salihu

Ish deputeti i PSD’së, Salih Salihu ka folur për përplasjen e mbrëmshme të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Salihu u shpreh se nuk ka informacione për përplasjen.

“S’kam fakte e informacione sepse kam qenë me agjenda të tjera, me keqardhje çka ka ndodhë mbrëmë, nuk di ma shumë çka ka ndodhë”, ka thënë ai në Frontal.

Salihu bërë thirrje që të gjithë kolegët nga partitë tjera të kenë konsideratë ndaj njëri-tjetrit.

“Duhet të kenë konsideratë ndaj njëri tjetrit dhe jo me i hi debateve me çështje të ulëta, por të fokusohumi tek çështje programore”, theksoi ai.

Tutje ai për këtë përplasje ka thënë se ka pas gjith partitë dhe se kjo nuk ndodhë vetëm tek PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat