Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, reagon Pacolli

Aktuale

Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, reagon Pacolli

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:34
Behgjet Pacolli, Magnus Jacobsson

Pasi që deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e tij.

Postimi i plotë:

Të kesh shumë miq është një pasuri. Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, është njëri prej tyre. Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë. Ishte po ashtu mysafiri im në 10 vjetorin e pavarësisë. Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj Magnus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat