Zyrtari i PDK-së: VV dhe PSD nuk janë parti politike, ja qëllimi i tyre

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: VV dhe PSD nuk janë parti politike, ja qëllimi i tyre

Nga: A.ZH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:45
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecaj, ka komentuar përplasjet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate.

Gecaj ka thënë se VV dhe PSD nuk janë parti, por dy grupe rivale, që sipas tij, qëllimin e kanë shkatërimin e njëri-tjetrit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se dy partitë në fjalë, kanë ndjenjë urrejtje të pa kontrolluar.

Postimi i Gecajt:

VV e PSD në një spirale inati, kundershtie e çka me e keqja nje ndjenjë urrejtje të pa kontrolluar. Mbrëmjen e djeshme ne debatin e Rubikonit kisha mundesine te shoh se deri ku shkon fjalori dhe gadishmeria për të shkatrruar kundershtarin.

Keto nuk jane parti, keto jane dy grupe rivale qe qellim e kane shkatrrimin e njeri tjetrit, krijohet ndjenja që vetem per këtë ekzistojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat