“E bëri atë që Molliqaj e di më së miri” – Opinionistët analizojnë incidentin Molliqaj – Abazi

Aktuale

“E bëri atë që Molliqaj e di më së miri” – Opinionistët analizojnë incidentin Molliqaj – Abazi

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:35
Dardan Molliqaj, Haki Abazi

Mbrëmë në Pressing, emisioni nuk vazhdoi me analistë, pasi një nga të ftuarit, Haki Abazi i Vetëvendosjes, tha se u sulmua menjëherë pasi doli nga studio prej Dardan Molliqajt të PSD’së.

Analistët e rregullt të emisionit Pressing po flasin sonte për debatin e shënuar me polemika shumë të ashpra mes përfaqësuesit të PSD’së dhe atij të Vetëvendosjes.

Sociologu Jusuf Thaci thotë se është parë nga fillimi që Molliqaj ka ardhur për të mos bërë debat, por për ta prishur atë.

Njohësi i arsimit, Rron Gjinovci, thotë se krejt cka ndodhi në studio mbrëmë dhe çka po ndodhë gjatë kohës së zgjedhjeve mes  përfaqësuesve të partive është për shkak të mungesës së programeve të subjekteve politike.

“Do të doja të thoja se ajo cka po ndodhë është për shkak se partitë nuk kanë programe. I kanë disa lista të dëshirave. S’kanë cka të diskutojnë”, ka thënë Gjinovci.

“E bëri atë që Molliqaj e di më së miri, show total, hallakamë. Nuk mund të them se ka ardhur me atë qëllim, por e bëri”, ka thënë Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat