Ja pse po ndodhin rrahjet në debate televizive - Bota Sot
Ja pse po ndodhin rrahjet në debate televizive

Aktuale

Ja pse po ndodhin rrahjet në debate televizive

Nga: M.H Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:50
Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi

Mbrëmë pas debatit të ashpër në Pressing ka ndodhur një përplasje fizike mes kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi dhe atij të PSD-së Dardan Molliqaj.

Policia sot ka konfirmuar ngjarjen, të cilën e ka konsideruar si “sulm”, duke bërë të ditur se po e heton rastin.

Analisti politik, Leon Duhanaj, lidhur me këtë ngjarje tha që ajo çfarë ndodhi mbrëmë na bënë të nxjerrim një përfundim negative sa i përket poltikes në vend dhe se kjo në vend që të kemi debatë po kemi fyerje dhe akuza duke u dërguar deri në rrahje.

“Nëse i analizojmë zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë, besoj që mund të nxjerrim një konkluzion mjaftë negativ rreth kulturës politike në vënd. Nëse e kemi pasur periudhën e pasluftës, e cila mund të cilësohej si e vështirë ose e rëndë. Ishte periudha tjetër nga zgjedhjet e para të lira nacionale e cila i kontribuoj një diskursi normal dhe njëherësh subjektet ishin bashkëpunuese mes vete, sidomos për çështjet e karakterit nacional. Klima politike ka filluar të kontaminohet me hyrjen e LVV-je në institucione.

Ajo që nga regjistrimi zyrtarë si parti. Për mëndimin tim VV në mënyrë sistematike ka kontribuar që klima politike të shëmtohet. Në vend të debatit është instaluar mosdurimi, fyerja, akuza të rënda nga fjala kriminel e deri tek me e rënda tradhtarë. Krejt kjo ka ndikuar që Kosova në vënd që të avancoj përpara, ka bërë hapa mbrapa. Kjo çfarë ndodhi mbrëmë e që ka mund të ndodhë mbrëmë poashtu në emisionin Rubikon, është vetë maja e "Eisbergut", të cilën VV e ka mbjellë qëllimshëm vite me radhë. Edhe protagonistet e rrahjes në Presing, edhe ata që gati sa nuk shkuan në rrahje ne Rubikon, janë brum i njëjtë i ndarë për gjysmë. Pra janë brum dhe vinë nga shkolla e VV-es.

Për mendimin tim, secila parti, secili individ që merret me punë apo angazhim publik duhet me qenë i/e matur. Ndryshe, do të duhej që parti të tilla, që shpërndajnë akuza, të bojkotohen nga mediat duke mos i fruar në debate. Edhe ashtu, nuk është që ofrojnë ndonjë alternativë programore”, përfundon, Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...