Ramadani: Duhet t’i besojmë sistemit të drejtësisë për rastin “Veteranët”

Aktuale

Ramadani: Duhet t’i besojmë sistemit të drejtësisë për rastin “Veteranët”

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:51
Burim Ramadani

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Ramadani ka bërë thirrje që të mos etiketohen si veteranë të rrejshëm njerëzit pa vendosur drejtësia.

Ramadani në RTV Dukagjini, ka thënë se listat e veteranëve nuk mund të pastrohen me gjyqe publike.

“Nuk mund të këtë logjikë të përmendim fjalët ”veteranë të rrejshëm”. Kush jemi ne që të konstatojmë një gjë të tillë. Edhe ne kemi dilema, por nuk duhet të abuzojmë me citime të pasakta. Askush nga AAK nuk ka thënë se listat janë 100% mirë”, tha ai.

Kandidati për deputet nga AAK-ja ka thënë se nëse ka dyshime ne duhet të besojmë te drejtësia, mirëpo ai shton se gjithçka mund të merret me rezerva.

“Prokuroria ka pretenduar se edhe Time Kadrija ka qenë veterane e rrejshme. Nuk mund të themi se kjo është bardh apo zi. Procesi le të shkon përmes drejtësisë. Ne ta lehtësojmë atë proces”.

Ramadani thotë se është zhvilluar një luftë speciale për të përlyer luftën e UÇK-së si vlerë e këtij populli.

Ai thotë se shumica e logjistikës së UÇK-së është vendosur në atë që po konsiderohen veteranë të rrejshëm.

Zyrtari i AAK-së shton më tej se nuk mund të ketë UÇK pa logjistikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat