Duhanaj: Vetëvendosja, denigruesja më e madhe

Aktuale

Duhanaj: Vetëvendosja, denigruesja më e madhe

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:23
Ilustrim

Gjuha denigruese që ka filluar mes partive politike e që po, del edhe nga binarët deri në përleshje siç ndodhi në rastin mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit po lë hije të keqe, të papranueshme tek qytetarët e vendit, të cilët në të njejtën kohë po kërkojnë votën e tyre.

Analisti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar rastin duke thënë se, gjuha denigruese, e kontaminuar në skenën politike kosovare, është pasqyra me e mirë se në ç'gjendje të mjerë kemi ra si shoqëri.

“Kemi pasur menjëherë pas luftës një fazë kur ka qenë diskursi i papranueshëm. Me vonë kemi pasur një faze ku ka patur bashkëpunim dhe një lloj stabiliteti në skenën politike”, shprehet Duhanaj.

Sipas tij, diskursi politik, ka degraduar me hyrjen e LVV-je në politikë kuazi institucionale. VV është denigruesja me e madhe e raporteve ndërpartiake në Kosovë.

“Është kontaminuesja me e madhe e diskursit publik në vend, duke filluar nga cilësimet më banale e deri tek cilësimet si kriminel e tradhëtar. Edhe rasti i rrahjes në emisionin Presing, edhe rasti i së njëjtës mbrëmje në Rubikon ku gati sa nuk eskaloj në rrahje. Që të dyja debatet protagonist kishin VV respektivisht ish VV që janë një brum i formuar në të njëjtin kazan”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat