Ka mbi 20 viza shengen në pasaportë, shqptarit refuzohet viza nga ambasada gjermane

Aktuale

Ka mbi 20 viza shengen në pasaportë, shqptarit refuzohet viza nga ambasada gjermane

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Fotografit shqiptar i është refuzuar viza nga ambasada gjermane në Kosovë edhe pse ai kishte mbi 20 viza shengen në pasaportë.

Jetmir Idrizi ka treguar përvojën e tij të aplikimit përmes Facebook-ut, ku ka shkruar se ambasada gjermane i ka refuzuar dje aplikimin për vizë.

“Kam mbi 20 viza shengen në pasaportë, vizë të vlefshme kanadeze deri më 2023, vizë të flefshme amerikane edhe 3 vjet tjera, por sot ambasada gjermane në Prishtinë vendosi të ma refuzojë vizën”, ka shkruar fotografi shqiptar.

Kjo është një nga përvojat e shumta ku të rinjtë kosovarë ballafaqohen me refuzime të ambasadave dhe me procedurat burokratike të tyre.

Kosova është i vetmi shtet në Evropë i cili ende ka në fuqi regjimin e vizave dhe kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat