Pacolli: Autostrada Prishtinë- Nish, është një hapë i madh drejtë paqes

Aktuale

Pacolli: Autostrada Prishtinë- Nish, është një hapë i madh drejtë paqes

Nga: M.H Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Autostrada Prishtinë – Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e saj, por tregon edhe dëshirën që të gjitha zgjidhjet t’i arrijë përmes kompromisit dhe punës së përbashkët , ka thënë ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq.

Lidhur me këtë çështje, komentohi edhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli, njëherësh kryetari Aleancës Kosova e Re, duke shkruar që ky vazhdim i autostradës është një hap i madh drejt paqes dhe se vetëm paqja mund të të ndërtoj një të ardhe të ndritshme.

Postimi i plotë

Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri të kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Sërbisë dhe Kosovës. Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq më këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla.
Vetëm Paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat