Gazetari e pyet për Dardan Molliqajn – Kështu përgjigjet Albin Kurti

Aktuale

Gazetari e pyet për Dardan Molliqajn – Kështu përgjigjet Albin Kurti

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:10
Albin Kurti

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka refuzuar të flas për ish-partnerin e tij, Dardan Molliqaj dhe sulmin fizik për të cilin e ka akuzuar Haki Abazi i VV’së.

Pasi u kthye nga Gjermania, Kurti sot vizitoi Prizrenin nga ku foli për fitoren që, sipas tij, do ta korrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 qershorit.

Lideri i VV’së, kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzpi të fliste për të.

“A hala po merreni me të a”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.

Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV’së për deputet, Haki Abazi, të mërkurën në Pressing patën një debat të ashpër, e menjëherë pas emisionit, Abazi tha se ish-deputeti i VV’së e ka sulmuar fizikisht.

Dicka të tillë e ka mohuar Molliqaj, ndërsa Vetvëendosje ka dalë me komunikatë ku e ka quajtur anëtarin e PSD’së “bandit”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kanë intervistuar Molliqajn, Abazin dhe Rexhep Hotin nga radhët e PDK’së, që sipas kandidatit të VV’së, ka qenë i pranishëm kur e ka sulmuar Mollqaj.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat