Haradinaj për ‘luftën’ me Thaçin e Veselin: Ua pata tregu vendin

Aktuale

Haradinaj për ‘luftën’ me Thaçin e Veselin: Ua pata tregu vendin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur për ish partnerin e tij të koalicionit Kadri Veselin duke e kritikuar atë dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin për çështjen e taksës kundër Serbisë,

Ai ka thënë se një shqetësim për Veselin e ka që është i paqëndrueshëm. Ka përmendur se si sipas tij Veseli ishte dorëhequr nga vendimi për taksën.

“Unë kam vërejte jo në këtë temë, por vërejta që kam ndaj për paqëndrueshmin ndaj Kosovës. Por kur kemi vendos taksën kur kemi kundërshtuar ndarjen themi ashtu nuk ka mundur me i bë ballë, këtyre temave kaq të rëndësishëm si ka me qenë në të tjerat”.

“Nuk mendoj që votuesi i PDK-së i meriton që udhëheqësit e vet aq shpejt me e lëshuar frontin. Unë nuk desha që kreun e shtetit me e çu para hetuesit dhe më quajnë dezertor, unë nuk jam dezertor, për shkak se nuk desha ta çoj kreun e shtetit para hetuesve. Njerëzit e ndershëm, patriotet e ndershëm duhet ta kuptojnë që paqëndrueshmëria ka efekte”, ka deklaruar Haradinaj në T7.

Më tutje ai ka thënë se Veseli dhe Thaçi kanë provuar tërheqin nga vendimi për taksë. Por sipas tij ka thënë se ua ka treguar vendin kur i është kërkuar të ndryshojë qëndrim për taksë, raporton Sinjali.

“Jo vetëm që janë tërhequr, por kanë provuar edhe me më tërheq dhe me ma pamundësuar që me e mbajte vendin. Ua pata tregu vendin të gjithëve”.

“Jau tregova vendin se nuk ua kam bërë dert në asnjë vend. I kanë thënë në takime ato gjëra kur kemi qenë në anën e njëjtë dhe kemi pasur në tryezë një palë tjetër, unë nuk kam pas problem me palën tjetër. Venin ua tregon kur u tregon qëndrimin tëndë dhe nuk lëkundësh”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat