Limaj thumbon Veselin e Haradinajn: As nuk dinin as nuk dëgjonin

Aktuale

Limaj thumbon Veselin e Haradinajn: As nuk dinin as nuk dëgjonin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:18
Limaj, Haradinaj dhe Veseli

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thumbuar Veselin e Haradinajn, për mos dije dhe mosdëgjim të ideve të të tjerëve.

“Ne jemi kanë me një qasi qeverie, që as nuk ngojshin as nuk dijshin. Kemi nevojë për një qeveri që ngojnë. E para është me ‘ngu’. Nëse nuk kemi nerva me ngu, nuk dimë të mësojmë. Por, me bë me ba edhe mos me ditë edhe mso me ngu, mos qëllofshim ne asnjëri aty, me tipa të tillë. Le të fillojmë këtë aktivitete në këto ditë që na kanë mbetur, me dorën në zemër, me besim të madh edhe në Zot, edhe në drejtësi, me besim tek njëri-tjetri, ta shtyjmë këtë frymë që është fryma e së ardhmes të Kosovës… Me e nxjerrë nga ne më të mirën që kemi për t’i shërbyer vendit tonë”, ka thënë Limaj.

Gjatë një takimi me qytetarë të Kamenicës, Limaj iu ka përmendur atyre disa nga punët e mëdha, siç ka thënë ai, që Nisma ka arritur t’i kryej për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat