Hamëz Jashari: Vetëm i çmenduri niset drejt tokës shqiptare

Aktuale

Hamëz Jashari: Vetëm i çmenduri niset drejt tokës shqiptare

Nga: N.Sh Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:14
Hamëz Jashari

Hamëz Jashari kishte tronditur serbët me një deklaratë gjatë një interviste dhënë për një televizion serb në vitin 1998.

Vetëm i çmenduri mund të niset drejt tokës së Kosovës kur e di se kjo hapësirë është dhe ka qenë gjithmonë tokë etnike shqiptare, kështu kishte deklaruar Hamëz Jashari.

Vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, në këtë intervistë e transmetuar në kuadër të një dokumentari të realizuar nga televizioni serb RTS, Hamëz Jashari thotë se askush nuk mban mend se këtu ndonjëherë ka pasur serbë, por që serbët gënjejnë dhe shkruajnë historinë ashtu siç iu konvenon atyre vetë, shkruan gazeta "Bota sot".

“Kush është i çmendur tash të qëndrojë në mal kur çdo cep këtu është tokë etnike shqiptare. Tokë etnike shqiptare… Askush nuk mban mend se këtu ndonjëherë ka pasur serbë. Që nga ilirët dhe para ilirëve, pellazgët, që kur dielli ngroh këtë tokë ne jemi këtu. Serbët kanë ardhë këtu që nga viti 1928, më parë kurrë nuk kanë qenë. Ata gënjejnë dhe e shkruajnë historinë ashtu siç u konvenon”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat