Veseli në KEK: Lufta kundër korrupsionit do të përmirësojë kushtet e punëtorëve dhe do të rrisë investimet

Aktuale

Veseli në KEK: Lufta kundër korrupsionit do të përmirësojë kushtet e punëtorëve dhe do të rrisë investimet

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:33
Veseli në KEK: Lufta kundër korrupsionit do të përmirësojë kushtet e punëtorëve dhe do të rrisë investimet

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku është pritur nga qindra punëtorë dhe ka takuar përfaqësuesit e sindikatave të KEK-ut për të diskutuar për mbështetjen e mëtejshme të punëtorëve dhe investimet kapitale në termocentrale.

Gjatë diskutimit me përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Veseli tha se me ligjin e ri të pagave është bërë lëshim nga i cili janë dëmtuar punëtorët e KEK-ut gjatë kategorizimit, por i siguroi ata se sapo të formohen institucionet e reja, ai gabim do të korrigjohet dhe punëtorët e KEK-ut do të marrin pagat e dinjitetshme që u takojnë për punën e tyre.

Ai po ashtu foli me përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve edhe për planin e tij në luftën kundër korrupsionit i cili do të ndikoj në kursime të mëdha buxhetore dhe investime të reja dhe përmirësim të kushteve të punëtorëve.

“Nga lufta kundër korrupsionit do të ketë më shumë buxhet për të investuar në përmirësimin e kushteve të punëtorëve të ndërmarrjeve të suksesshme publike dhe në modernizimin e funksionimit të tyre”, tha Veseli.

Përfaqësuesit e punëtorëve të KEK-ut e falënderuan Veselin për përkrahjen e vazhdueshme dhe për insistimin e tij që para shpërndarjes së Kuvendit, deputetët të ratifikojnë fondet e Bashkimit Evropian, IPA, nga të cilat 87 milionë euro do të investohen për Termocentralin Kosova B dhe vendosjen filtrave të rinj në aty, e që do të mundësojnë funksionimin e këtij Termocentrali deri më 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat