Molliqaj thotë se Albin Kurti ishte i pranishëm kur Liburn Aliu e rrahu një rom në Tiranë

Aktuale

Molliqaj thotë se Albin Kurti ishte i pranishëm kur Liburn Aliu e rrahu një rom në Tiranë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:32
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj thotë se nuk ka pasur as shqelma e as grushte ndaj Haki Abazit, ndërsa thotë se Vetëvendosjes ka përdorë dhunë ‘nga kreu i partisë Albin e Kurti, e tutje”.

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj ka folur rreth incidentit që ka ndodhur të mërkurën mes tij dhe kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas debatit në emisionin Pressing në T7.

“Gjithçka që ka ndodhur shihet në kamera. Ajo që mund të them se as nuk është grushtu as nuk është shqelmu as nga unë as nga z. Sahiti”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa ai thotë se VV’ja po viktimizohet për diçka që ajo vetë e ka instaluar, duke përmendur raste të dhunës që sipas tij, i kanë shkaktuar anëtarët e VV’së.

“Në këtë subjekt vetë kryetari i kësaj partie ka qenë me Liburn Aliun në vitin 2012 në Tiranë kur ai e ka rrahur një artist të komunitetit rom. Albin Kurti ka qenë i pranishëm”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV’së, transmeton Gazeta Express.

“Ata vetëm duan të viktimizohen. Të mos flasim për këtë temë. Nëse është qysh po thotë (Haki Abazi), atëherë janë kamerat, vendos drejtësia”, ka shtuar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat