Haradinaj: Duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Aktuale

Haradinaj: Duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, para qytetarëve të Hajvalisë ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka plan që në qeverisjen e ardhshme të punojë për zhvillimin ekonomik.

“Pasi të jenë kryer disa punë të rëndësishme të brendshme si ndalja e ndarjes, rregullimi i sektorit publik, Trepça, taksa 100%, ushtria, tash duhet fokusuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”.

“Kur e vendosim 100 për qind, atëherë në kohën tjetër ne e fillojmë luftën që duhet ta fitojmë. Luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat