Berisha thotë se nuk duhet nxituar për anëtarësim në Interpol

Aktuale

Berisha thotë se nuk duhet nxituar për anëtarësim në Interpol

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 21:20
Anton Berisha

Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë dhe kandidati për deputetë nga AAK-ja, Anton Berisha, ka thënë se në të kaluarën Kosova është ngutur duke aplikuar për anëtarësim në Interpol.

Berisha, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se paralajmërimi i presidentit çek, Zeman, për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës dhe reagimi i menjëhershëm i qeverisë së atij vendi tregon më së miri si funksionon një shtet demokratik.

Ai tha se qeveria e Çekisë “i tregoi vendin Zemanit” duke i thënë se qëndrimi i tij është personal dhe se përgjegjës për politikën e jashtë është qeveria.

“Raportet tona me shtetin çek janë absolutisht të mira”, tha ai.

Duke folur për anulimin e vizitës së Haradinajt në një samit në Çeki thotë se nuk ka ndonjë lidhje me deklarimet e Zemanit.

“Edhe pozita e ambasadorit Vllahiu është për t’u respektuar pasi ai mori pjesë në samit”.

Berisha thotë se Haradinaj e kishte të pamundur të marr pjesë në samit për shkak të agjendës zgjedhore. Ai thotë se edhe zëvendëskryeministrat tjerë janë të përfshirë në proces zgjedhor, prandaj “është vendosur të merr pjesë një përfaqësues neutral siç është ambasadori”.

Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë ka lënë të nënkuptohet se këtë vit Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në Interpol.

“Në të kaluarën ka pasur një ngutje nga ministri Pacolli për të aplikuar për anëtarësim në Interpol. Ne nuk duhet të ngutemi në këtë proces marrë parasysh disa rrethana”.

Ai ka thënë se Kosova është në proces zgjedhor dhe nuk ka kapacitete të plota njëjtë siç është edhe Bashkimi Evropian.

“Ne nuk mund të anëtarësohemi në institucione ndërkombëtare pa ndihmën e institucioneve ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Anton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat