Gjyjata e Apelit ua kthen lejeqëndrimin dy shtetasve të dëbuar turq

Aktuale

Gjyjata e Apelit ua kthen lejeqëndrimin dy shtetasve të dëbuar turq

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 21:31
Shtetasit e dëbuar turq

Në Kosovë mbetet e hapur çështja e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Më shumë se një vit e gjysmë pas dëbimit të tyre, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin se dyve prej tyre iu bë padrejtësi kur iu revokua leja e qëndrimit.

Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore për t’ua kthyer lejeqëndrimin dy prej gjashtë shtetaseve turq të depërtuar 17 muaj më parë.

Kjo përgjigje erdhi pas ankesës nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Familjet turke u janë gëzuar shumë këtij vendimi.

Avokati Vokshi po thotë se po presin kthimin e lejeqëndimit edhe për katër të depërtuarit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat