Kandidati i VV-së: Kam dhënë llogari për fotografinë me armë - Bota Sot
Kandidati i VV-së: Kam dhënë llogari për fotografinë me armë

Aktuale

Kandidati i VV-së: Kam dhënë llogari për fotografinë me armë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:16
Fidan Ademi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fidan Ademi, i cili është bërë sërish objekt diskutimi në media shkaku i një fotografie të tij të para dy vitesh, ka thënë se fotografia e tij është vjedhur “fshehurazi” nga telefoni i tij.

Fotografia, e cila shfaq Fidan Ademin me një kallashnikov në duar, është publikuar sërish në media gjatë kësaj jave.

Ndërkaq, Ademi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se për fotografinë me kallashnikov ai ka dhënë sqarime edhe para organeve të drejtësisë.

Image

“Një foto imja që vjedhurazi është marrë nga telefoni im sot u bë prap lajm. Për atë fotografi kam jap sqarime në organet e rendit. Asnjë hap i ndërmarr nga prokuroria. Sepse ‘arma’ në foto është e padëmshme”, ka shkruar Ademi.

Ademi, në të kaluarën ka qenë edhe drejtor në Komunën e Mitrovicës Jugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...