Milaim Zeka tregon arsyet pse nuk bëri koalicion me partitë e tjera politike

Aktuale

Milaim Zeka tregon arsyet pse nuk bëri koalicion me partitë e tjera politike

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 00:07
Milaim Zeka

ryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar për ofertat e partive tjera politike që i janë bërë atij. Ai ka thënë se me LDK’në nuk ka pranuar të bëjë negociata për sa kohë sa është Isa Mustafa kryetar i partisë, ndërsa me të gjitha partitë tjera kishte pasur biseda por se ato kishin dështuar.

Ai ka treguar se me Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur biseda, dhe ato i kishte zhvilluar me Sami Lushtakun, por që kishin dështuar.

Ndërsa, partia e cila e kishte arritur ta afronte më së shumti ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam pasur biseda me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka qenë më së afërmi të më bind  që të shkoj në bashkëveprim politik me të” tha Zeka.

Por, cilat janë arsyet që një koalicion i tillë nuk ndodhi? Zeka thotë se mënyra e qeverisjes, keq menaxhimi i parave dhe falja e borxheve ndaj kompanive janë arsyet kryesore.

“Jam larguar për shkak të mënyrës së qeverisjes së tij. Për punën e 53 milionëve të Bechtel Enkas dhe falja e 56 milion euro kompanive të ndryshme” tha Zeka.

Ai madje shtoi se gjatë kohës sa po fliste, rreth 1 mijë qytetarëve të Kosovës i kanë ardhur faturat e ujit me vlerë prej 300 eurove.

“Vetëm sonte, 1 mijë qytetarëve i ka shkuar te dera ftesa e përmbaruesit me nga 300 euro borxh për ujë” shtoi ai.

Ndërsa Zeka tregoi se biseda kishte pasur edhe me Vetëvendosjen, por sipas tij, Albin Kurti me pretendimin se kur bëhet kryeministër i pranon simbolet e Kosovës, e vendos shtetin në peshore të votave.

“Me Vetëvendosjen nuk kam shkuar sepse Albin Kurti tha e pranoj himnin dhe flamurin pasi të zgjidhet kryeministër, pra e qet shtetin në peshoren e votave. E dyta, Kurti sot luftojmë për bashkim kombëtar, e nesër për shtet të Kosovës” tha ai.

Madje, pretendimet e Kurtit ai i konsideron si shaka të përmasave të Hashim Thaçit, i cili ka pretenduar se do ta marrë Preshevën pa dhënë asgjë.

“Hajgaren e fundit publike, të përmasave të Thaçit… tani ka dalë e po thotë unë e shndërroj euron në lek. Pse e bën një gjë të tillë? Për të abuzuar me të fukarenjtë dhe patriotët e Kosovës” shtoi Zeka.

Milaim Zeka, ishte deputet në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Ai është themeluesi dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës e cila garon e vetme në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat