Harçenko: "Rusia nuk e kupton pse ndarja e Kosovës të jetë presedan "

Aktuale

Harçenko: "Rusia nuk e kupton pse ndarja e Kosovës të jetë presedan "

Nga: Fatmir Beka Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:25
Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Harçenko

Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Harçenko në një intervistë për “Politika” ka thënë se “nuk e kupton pse ndarja e Kosovës do të krijoj presedan në Evropë”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se Rusia nuk angazhohet për ndarje të kosovës , sikurse as për ndonjë opsion të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por nuk kupton pse ndarja e Kosovës do krijoj presedan në Evropë.

Duke u përgjigjur në një nga pyetjet e kësja gazet: nëse tash do ktheheshim në formatin e "treshes" nga  viti 2007, kur ju keni përfaqësuar Rusinë, Volfgang Ishinger Gjermaninë dhe BE-në dhe Frenk Vizner ShBA – do të shihnim se rezultati do të ishte dy me një. Moska dhe Berlini janë kundër ndarjes së Kosovës, ndërkohë që amerikanët ndoshta janë për atë?

Harçenko ka thënë se ish-Jugosllavia është ndarë në shumë mënyra, nuk ishte presedan copëtimi i SRFJ, as më pas i SRJ, dërsa tash thuhet se ndarja e Kosovës do të ishte presedan.

"Deklarata të këtilla tingëllojnë çuditshëm", porositi ambasadori rus për “Politika”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat